Urim nga presidenti Ivanov me rastin e 11 Tetorit

10.10.2015 12:48

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit - Ditës së kryengritjes popullore në të cilin të gjithë qytetarëve ua uron këtë ditë të rëndësishme për sovranitetin e Maqedonisë...

"Duke e shënuar këtë datë të rëndësishme nga historia më e re e maqedonisë u japim nderime të gjithë pjesëmarrësve në Luftën nacional-çlirimtare e cila e simolizon papërklshmërinë e maqedonisë dhe synimin shekullor për liri. Në Prilep dhe Kumanovë filloi lufta e gjyërve dhe baballarëve tanë, mbështetës të veprave të ilindenasve të famshëm, të cilët me veprat e tyre na lanë për obligim dhe amanet për ruajtjen e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë e lagur në gjakun e heronjve të rënë", thotë presidenti Ivanov.

Për këtë arsye, shton Ivanov, do të qëndrojmë të bashkuar, duke i mbrojtur interesat më të larta të Maqedonisë para të cilave ballafaqohemi sot. Sfidat do t'i përmballojnë si edhe në të kaluarën, njëri me tjetrin, të gjitha bashkësitë etnike në vend, maqedonas dhe shqiptarë, turqë, serbë, boshnjakë, vllehë dhe romë.

"Tradita jonë për bashkëjetesë është arma jonë më e mirë në luftën për shtet të suksesshëm dhe prosperues. Për këtë arsye ju bëjë thirrje që të gjithë së bashku, të unitetshëm, ta ndërotjmë Republikën e Maqedonisë si pjesë të familjes së madhe civilizuese evropiane dhe botërore të cilët natyrshëm i përkasim dhe ku e shohim ardhmërinë tonë", thekson presidenti Ivanov në urimin me rastin e 11 Tetorit. (mia.mk)