As Mustafa as opozita nuk tërhiqen
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk sheh asnjë problem te nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e as për Asociacionin e komunave serbe, por problem paraqesin Vetëvendosje, AAK dhe NISMA të cilat sipas tijë po tentojnë të marrin pushtetin përmes dhunës dhe pa e respektuar asnjë rregull ligjor e demokratik...

Për Kosovën nuk janë problem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike.
Asociacioni, Jo! Sepse, është Gjykata Kushtetuese ajo që vlerëson çdo pikë të marrëveshjes, dhe nëse del se edhe një pikë nuk është në harmoni me Kushtetutën ajo nuk do të implementohet. I përkujtoj të gjithë ata që e dinë dhe ata që nuk e dinë se Asociacioni themelohet, jo me vendim dhe dëshirë të Kryeministrit apo Qeverisë, por si obligim për ta zbatuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të votuar nga 84 deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj nuk mund të flitet për tërheqje të nënshkrimit, por për zbatim të ligjit, thot Mustafa.
Poashtu sipas tij: “Marrëveshja e demarkacionit nuk është as Bibël e as Kuran, dhe nëse dikush mund të vërtetoj me evidencë të qëndrueshme se, jo dhjetëmijë hektarë por, edhe një metër katrorë ka kaluar nga territori ynë në Mal të Zi, do të kërkohet korrigjim. Por deri sot askush nuk ka ardhur ta dëshmoj këtë”, thot kryeminsitri i Kosovës Isa Mustafa.
Por tri partite opozitare këmbëngulin në bllokimin e institucioneve deri në tërheqjen e qeverisë nga këto dy marrveshje. Ndërsa mbetjen në këtë qëndrim e kanë konfirmuar edhe në takimnin e djehsëm të tre liderëve Visar Imeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Ndërkohë mediat në kosovë shkruajnë se pas hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, rrezikon të arrestohet si dhe mund të përballet edhe me suspendim për disa seanca.
