TURQI

Sulm kamikaz në marshimin e paqes, 20 viktima

10.10.2015 13:42

Autoritetet turke kanë njoftuar se në kryeqytetin e Turqisë, Ankara gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm poshtë një ure në afërsi të stacionit të trenit...

Arsyet e shpërthimit nuk dihen ende, derisa në vend ngjarje janë drejtuar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësorë, ku është raportuar për shumë të vdekur e të plagosur. Gjatë ditës së sotme në sheshin Sıhhiye të Ankarasë pritej të zhvillohej një marshim me moton “Kundër luftës, paqe menjëherë dhe tani. Paqe, punë dhe demokraci”, derisa vendi ku do të fillonte ky marshim ishte caktuar stacioni i trenit të këtij qyteti.

Ndërkohë si shkak i këtij shpërthimi dyshohet një sulm kamikaz. Sipas informacioneve theksohet se edhe godina e stacionit të trenit ka pësuar dëmtime serioze.