MASH promovoi mjet ndihmës elektronik për mësim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës promovoi mjet ndihmës elektronik për mësim, apo agregator me video përmbajtje www.eduvideos.gov.mk, përmes të cilit do të prezantohen përmbajtje mësimore...

Tanimë Mësimdhënësit dhe nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, por edhe prindërit, mund të shpërndajnë video përmbajtje të lidhura me temat nga programet mësimore që mësohen theksoi zëvendës ministri i arsimit Spiro Ristovski.
Si një ndërkushtet kryesore , është që çdo i interesuar fillimisht të regjistrohet në sistemin me futjen e të gjitha të dhënave të kërkuara.
“Ky sistem siguron kontrollin e përmbajtjes së videos para shpërndarjes, do të thotë së pari ministria e arsimit bënë kontrollimin e videos dhe më pas ajo vlerson se a duhet të publikohet në web faqen apo jo.Platforma e videos agregator nuk i regjistronë videot me përmbajtje por vetëm linkun ndërsa përmbajtja e videos miret dhe mundë të shikohet vetëm nga web faqja” – tha zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
Zëvendës ministri i arsimit Spiro Ristovski gjithashtu theksoi se, mund të vendosen edhe video përmbajtje të incizuara gjatë realizimit të orëve, si mësime të reja, plan nga tema e kaluar mësimore, realizim i eksperimentit, zgjidhje të situatave problematike, ndërsa në web faqe për momentin ka 954 video përmbajtje. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
