Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Manastir

10.10.2015 13:59

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë natës në komunën e Manastirit, me ç'rast jetën e kanë humbur dy persona...

Aksidenti i parë, siç njoftoi SPB Manastir, ka ndodhur në orën 3 pas mesnate në rrugën lokale Manastir - Mogillë, tek ura e lumit Shemnicë. Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete të udhëtarëve "hjundai poni" dhe "audi", ndërsa jetën e kanë humbur 32-vjeçari Pece K. nga Manastiri.

"Aksidenti i dytë ka ndodhur në mëngjes në hyrjen nga fshati manastiras Polatica ku shoferi i automjetit 'golf 3' 23-vjeçari Valentin S. nga Demir Hisari nga arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe e ka humbur jetën", deklaroi Sanja Stamatova, zëdhënës i SPB Manastir.

SPB Manastir realizoi hetim për konfirmim të së dy aksidenteve të trafikut që ndodhën në komunën e Manastirit. (mia.mk)