Erdogan: Solidariteti dhe vendosmëria janë përgjigjeja më e rregullt ndaj terrorit
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ashpër e dënoi sulmin në Ankara, me ç'rast jetën e humbën të paktën 30 persona...

Ai theksoi se sulmi është i orientuar kundër paqes dhe unitetit të vendit dhe apelon për "solidaritet dhe vendosmëri si përgjigje më e rregullt ndaj terrorit".
"Ashpër e dënoj sulmin e tmerrshëm ndaj vendit tonë. Përgjigje më të rregullt ndaj dukurisë së terrorizmit do të jetë që ta tregojmë solidaritetin tonë. Shteti ynë dhe të gjitha institucionet punojnë në këtë rast. Jam i bindur se fajtorët do të zbulohen dhe nxirren para gjykatës në afatin më të shkurtër", thuhet në kumtesën nga kabineti i Erdoganit.
Para marshit të sotëm të planifikuar të paqes në shenjë proteste për shkak të përleshjeve midis shtetit dhe militantëve kurdë në Turqinë juglindore, në Ankara shpërthyen dy shpërthime në të cilat jetën e humbën të paktën 30 persona, ndërsa 126 u lënduan. Shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor. Ekipi hetuese konsideron se për shpërthimet përgjegjës është një vetëvrasës me bombë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland e dënoi sulmin, i cili ka ndodhur para marshit të planifikuar paqesor në shenjë proteste kundër konfliktit midis shtetit dhe militantëve kurdë.
"Lajmet e mëngjesit nga Ankara janë shokuese dhe shqetësuese. Kjo që ndodhi është sulm barbar ndaj demonstruesve paqesor. Dëshiroj të shpreh ngushëllime për të gjithë që kanë humbur miqë dhe të dashur në këtë sulm. Liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë shtyllat themelore të demokracisë", tha Jagland.
Presidenti rus Vlladimir Putin dërgoi telegram ngushëllimi deri te Erdogani për shkak të viktimave në Ankara. Putin shprehi gatishmëri për bashkëpunim me Turqinë në luftën kundër terroizmit. (mia.mk)
