Spanja dhe Zvicra kualifikohen për në EURO 2016
Fituesi në fuqi i këtij trofeu, Spanja mundi me goleade 4 me 0 modestet e Luksemburgut ne grupin C në një ndeshje, ku përfaqësuesja e Del Boskes mori edhe lajme të këqija, pasi Morata dhe David Silva pësuan dëmtime serioze...

Sa i takon golave ata u shënuan dy herë nga Santi Kazorla dhe dy herë nga Paco Alkaser.
Sllovaket pësuan një humbje shokuese 0 me 1 në shtëpi nga Bjellorusia falë golit të Drahun, duke u arritur nga Ukraina që mundi Maqedoninë në Shkup 0 me 2.
Megjithatë Sllovakia vijon të jetë favorite, pasi nëse mposht Luksemburgu në takimin e fundit kalon më tej si pasojë e avantazhit në ndeshjet direkte me Ukrainën.
Në grupin E, Zvicra blindoi vendin e dytë falë një fitore shumë të lehte tenisike 7 me 0 kundër San Marinos, duke siguruar një bilete për në France 2016. Helvetet i shënuan golat me ane të Lang, Derdijok, Embolo, Xhuru, Inler dhe lojtarëve me origjine shqiptare Kasami e Mehmedi.
Ndërkohe Anglia e vendit të parë vijon të mbajë pikët e plota në grup pas fitores 2 me 0 me Estonine Golavë të Uallkot dhe Sterling. Favorite për vendin e trete është Sllovenia që barazoi 1 me 1 me Lituaninë e që ndeshjen e fundit e ka me San Marinon.
Në grupin G,. Austria e vendit të parë dhe e kualifikuar e para ka nxjerre jashtë garës për vendin e trete Malin e Zi, duke e mundur këtë të fundit në Podgorice 2 me 3, megjithëse ballkanasit kishin kaluar dy here në avantazh.
Ndërsa shumë pranë kualifikimit është tashmë Rusia e vendit të dyte që mundi në transferte Moldavin 1me 2 falë golave të Ignjashevic dhe Dzhuba.
Në takimin e fundit ruset mund të sigurojnë kualifikimin ne shtëpi kundër Malit të Zi duke lëne në play off Suedinë e cila mundi 0 me 2 Lihteshteinin falë golave te Berg dhe Ibrahimovic që kishte humbur me parë një 11-metersh.
