Aksident i frikshëm për Sainz, piloti shpëton pa frakturë

10.10.2015 15:58

Njëvendëshja e drejtuar nga piloti 21-vjecar përfundoi poshtë barrierave mbrojtëse duke mbetur e bllokuar për disa minuta dhe për të nxjerrë Sainzin nga makina e tij Toro Rosso punojsëve të pistës iu desh jo pak kohë...

Për fatin e mirë të tij aksidenti ishte pa pasoja të rënda. Mjekët që mbrritën menjëherë në vendin e aksidentit konfirmuan se piloti ishte mirë duke qetësuar të gjithë skuadrën Toro Rosso dhe njerëzit e afërm të pilotit.

Edhe vetë 21-vjecari spanjoll la të të kuptonte se ishte mirë duke biseduar me mjekët dhe duke u munduar ta hiqte vetë kaskën nga koka pas aksidentit. Përsa i përket aksidentit nuk janë kuptuar ende shkaqet e vërteta të tij pasi nga pamjet filmike nuk dallohej qartë se cfarë kishte ndodhur në kthesën 13-të.

Organizatorët e garës ndërprenë menjëherë provat e lira pas aksidentit që pësoi 21-vjecari i cili është djali i 2-herë kampionit të Botës në garat me makinat Rally, Carlos Sainz.