Dy shpërthime në Ankara, të paktën 86 të vdekur 186 të lënduar
Marshi i paqes në Ankara u shnëdrua në masakër ku si pasoj e dy shpërthimeve humbën jetën 86 persona ndërsa 186 kanë përfunduar me lëndime...

Dy shpërthimet kanë ndodhur jashtë staconit kryesor të trenit në Ankara. Nga ministria e Brendshme e Turqisë, thonë se numri i viktimave shkonë në rritje, ndërsa qeveria e ka cilësuar incidentit si “sulm terrorist”.
Dy shpërthimet e ndërpen vallen e paqes e cila u organizuar nga sindikatat e punës dhe një numër i OJQ-ve për të protestuar kundër konfliktit midis shtetit dhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në juglindje të Turqisë.
“Kishte 150 persona kur ndodhi shpërthimi I parë, filluan të vrapojn dhe pas një minuti u dëgjua edhe shpërthimi i dytë. Këmbë dhe duar fluturonin dy miqët e mija humbën afër meje e unë shpëtova” – tha një dëshmitarë okularë.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutogllu kanë realizuar takm urgjent me këshillin e siguris.
"E duam të vërtetën, sot nuk duam të fajsom askë, por vetëm të theksojm se a kështu udhëhiqet me shtetin. Ne mund të jetojm bashk dhe në paqe" - tha lideri i PPR-së, Kemal Kiliçdaroglu.
Zyrtarë të Ankarasë kanë bërë thirrje njerëzve për të dhuruar gjak për të plagosurit që janë shtruar në spital. Policia është pozicionuar në vendngjarje për të shmangur ndonjë sulm të tretë të mundshëm.
Forcat blu qëlluan në ajër për të shpërndarë protestuesit nga skena e krimit. Më 5 qershor, dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme , katër vetë vdiqën në një sulm i dyfishtë me bombë. (Sanije Kasami, TVM2)
