GRUPET E PUNËS

Ende nuk ka marrëveshje për kodin zgjedhorë

10.10.2015 16:42

Maratoni për të arritur marrveshje midis VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon...

As dje nuk u arrit asnjë marrëveshje. Votimi I diasporës, mënyra e vendimmarrjes në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe pastrimi i listës zgjedhore janë çështjet reth të cilave partit politike nuk mund të dakordohen.

Sipas VMRO-DPMNE-së  problemi esencial I grupeve punuese për marrëveshjen e Përzhinos është insistimi i LSDM-së që diaspora të mos ketë deputet të saj në Maqedoni.

“LSDM ka një qëndrim kontradiktor kur thotë se diaspora duhet të votoje, por propozimet që i japin janë kundër që diaspora të ketë deputet. D.m.th, diaspora voton, por deputet nuk do të ketë. Kjo nuk është mirë, pasi që diaspora është pjesë e pandashme e nacionalitetit maqedonas” – tha Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.

Lideri i LSDM-së Zoran Zave, mohon akuzat e VMRO-DPMNE-së saj përket diasporës. Ai sqaron e Eksperti belg Piter Van Hojt, deri nesër duhet të finalizoj propozim/ligjin  dhe në të do të inkorporohen vërejtjet e dhëna nga të gjitha palët.

“Nuk ekziston askund qëndrim I LSDM-së që diaspora most ë votoj, Diaspora duhet dhe patjetër të votoj. Mënyra për të cilën luftojm është barazia kushtetuese e votës. Shpresoj se tani më do të jetë gjithçka e harmonizuar që menjëherë pas festave, gjegjësishtë të martën të dorzohet në kuvend si zgjidhje ligjore” – u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran ZaeV.

Deri tani është mbyllur çështja e financimit të fushatës zgjedhore. Do të mbetet kufizimi që personat fizik të mos mund të kontribuojnë me më shumë se 1 mijë euro, personat juridik 5 mijë euro.

Mediat gjithashtu, nuk do të mund të paraqiten si donatore në fushatë zgjedhore. Është arritur zgjidhje edhe për një pjesë të madhe të çështjes së prezantimit mediatik, që rregullohet me Kodin Zgjedhor. 

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për rregullat e reja zgjedhore dhe  listës zgjedhore ishte 6 tetori. (Sanije Kasami, TVM2)