Veljanovski, çështjet shtetërore duhet të jenë prioritet

10.10.2015 16:57

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski thekson nevojën për unitet për çështjet e mëdha shtetërore dhe historinë e Maqedonisë...

Duke folur në akademinë solemne me rastin e 11 Tetorit, Ditës së kryengritjes popullore, Veljanoski bëri thirrje për bashkim, konsenzus kombëtar dhe shtetëror, përgjegjësi dhe pavarësi në zgjidhjen e problemeve.

Dallimet politike, theksoi ai, duhet të zhduken para çështjeve të rëndësishme shtetërore, ndërsa nevojitet angazhim edhe më i madh në realizimin e qëllimit për integrim të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sipas Veljanovskit në sfidat e sotme politike duhet të jemi personalitete të përgjegjshëm me "të gjitha shenjat" dhe vetë t'i zgjidhin problemet. E vlerësojmë lartë ndihmën e miqve ndërkombëtarë në këto momente dhe iu falënderohemi për përfshirjen dhe mbështetjen e tyre. Kjo për neve është shprehje praktike e miqësisë dhe të bashkëpunimit që e kemi. Megjithatë, potencoiai , nuk guxojmë të lejojmë që kjo gjendje të vazhdojë në pafundësi.

"Maqedonia u krijua që të jetë shtet, e jo protektorat. Në këtë krizë duhet ta gjejmë mundësinë për Maqedoninë. Mundësi  e cila do të na bëjë më demokratikë, më të bashkuar dhe më të afërt me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në", tha Veljanovski.