Qamili: Shqiptarët në polici nuk janë zhgraduar, ka pasur avancime
Zëvendësministri i punëve të Brendëshme Zemri Qamili ka reaguar lidhur me disa njoftime në media për largim të shqiptarëve nga poste udhëheqëse në polici...

Në një reagim me shkrim thuhet: “Hedhim poshtë të gjitha zërat e publikuar gjatë ditës së sotme në disa media, kinse kuadrot shqiptare janë zhgraduar nga postet e rëndësishme nëpër disa sektorë të Policisë. E vërteta është se ka pasur emërime të reja nëpër poste të ndryshme udhëheqëse në MPB, dhe në këtë kuadër ka ngritje të përfaqësimit të shqiptarëve, jo vetëm se në nivel të Sektorit-Shkup, por edhe në nivel republikan në te gjithe sektoret”.
Në reagim poashtu thuhet se ngritje të kuadrove shqiptare nëpër pozicione udhëheqëse janë bërë: 25 në Shkup, 3 në Kërçovë, 2 në Kumanovë, 2 në Manastir, 2 në Tetovë, 3 në Ohër, 1 në Makedonski Brod. Po ashtu, policët shqiptarë kanë ngritje profesionale nëpër sektorë të ndryshëm të policicë kufitare.
Me 3 sektorë të Drejtorisë për Siguri dhe Kndërzbulim, do të udhëheqin kuadro shqiptare, që deri më tani kurrë nuk i udhëhequr shqiptarët. Praktikisht, me sistematizimin e ri, rreth 40 % e të punësuarve shqiptarë në DSK, kanë ngritje për një ose dy shkallë.
Në reagim poashtu thuhet se është normale që diku mund të ketë pakënaqësi individuale gjatë këtij procesi të sistematzimit, por kjo nuk mund të prezantohet si zhgradim i shqiptarëve, por përkundrazi, bëhet fjalë për gradimin e të gjithë atyre të cilët janë ngritur në pozita më të larta udhëheqëse, falë meritave në punë dhe aftësive profesionale.
