Siri, Forcat ruse kryejnë 64 sulme të reja ajrore

10.10.2015 17:12

Forcat ushtarake ruse në Siri kanë kryer 64 sulme të reja kundër 55 objektivave...

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka thënë se fushata ajrore e Moskës në Siri është intensifikuar pasi inteligjenca ajrore ka zbuluar një numër të madh të objektivave.

Moska thotë se sulmet e saj ajrore kanë në shënjestër asetet e grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre dyshojnë se Rusia godet edhe caqet e forcave të tjera rebele që kundërshtojnë regjimin e preisdentit sirian, Bashar al-Assad.