Qytetarët, standardi jetësorë tejet i ulët
Maqedonia ka miratuar një sërë konventash ndërkombëtare që kanë të bëjne me mbrojtjen e të drejtave të puntorëve, punën e denjë, si dhe kushte sa më të mira për punë...

E gjithë kjo nënkupton përmisimin e standardit jetësor në përgjethësi. Por autoritetet e vendit sindikatat dhe punëdhënësit akoma përballen me sfida të mëdha, se si ta përmisojnë këtë gjendje në realitet.
Derisa keto të fundit premtojnë për masa të shtuara, qytetarët ankohen për standard jetësor të vështirësuar.
Krizën më shumë e ndjejnë shitësit dhe blerësit në treg. Për dallim nga vitet e tjera, shitja e produkteve ushqimore është ulur dukshëm, thonë që dita ditës blihet artikujt më të nevojshëm dhe asgjë më tepër. Kjo për shkak të mungesës së parave për jetë më cilësore.
“Standard jetësor nuk kemi fare. Nuk kemi as punë asgjë. Kemi dalur me shit por dobët, nga dita në ditë keq e më keq. Na mungojnë të hollat, pare nuk kemi”
“Shumë dobët shkon shitja këtë vit, njerzit nuk kanë pare me një ndihëm sociale ëfare mund të bëjnë”.
“Po blej, çmimet janë pak më të larta.Këtu janë 20 denarë, ka edhe 25 denarë kjo është kualitet pak më I dobët nga 20 denarë”
“Blerës ka por shitja ka ra rreth 20 deri më 30 përqind. Njerëz më me rrogë nuk po bëjnë asgjë prandaj mendoj se kjo është arsyeja”.
“Lidhja e sindikaktave të Maqedonisë dhe të gjitha sindikatet e tjera janë të vëna para sfidave të mëdha në pjesën e konkurrencës korporative që është prezente si dhe në pjesën e globalizimit të kapitalit ashtu dhe në përmisimin e të drejtat e puntorëve” – deklaroi kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
E derisa të dhënat e Entit shtetëror të statistikës tregojnë, uljen e papunësisë, çmime të volitshme në treg, sindikalistët nuk japin të dhëna se sa kushton shporta mujore për një familje katër anatarëshe për muajt shtator dhe tetor krahasuar me këto dy muaj vitin e kaluar.
Përfaqësuesit e LSM-së nuk japin detaje për masat e ndërmarra rreth kësaj çështjeje, por deklarojnë se punojnë në përmisimin e standardit jetësor dhe uljen e papunësisë.
“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në kontinuitet merr pjesë në promovimin e të drejtave të puntorëve, me aktivizimin e të gjitha mënyrave tona për uljen e papunësisë, në pjesën e përmisimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe punëdhënësve. Po përpiqemi të sigurojmë kushte dhe siguri sa më të mira për punë dhe japim kontribut të madh për uljen e diskirminimit të puntorëve” – tha kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikës, indeksi i shpenzimve jetësore për muajin shtator krahasuar me muajin gusht është 99.8 ndërsa çmimet 99.3. Kjo do të thotë se indeksi i uljes së shpenzimeve është vetëm 0.2 përqind, kjo është e bërë në bazë të çmimeve të ulta të produkteve ushimore të regjistruara në dy muajit e fundit.
Rritje të shpenzimeve jetësore për muajin shtator është vërejtur tek perimet e freskëta për 2.6 përqind, vaji për 1.6, frutat e thata, sheqeri dhe çokollatat për 08 përqind, perimet për 0.5, ndërsa vezët dhe mishi për 0.2 përqind. (Rexhep Qamili, TVM2)
