Fillon sezoni i viruseve , mjekët apelojne, s`ka nevojë për panik
Ngërçe abdomenale të shoqeruara me ethe, temperaturë, barkëqitje, kokëdhimbje dhe dhimbje në fyt janë ndër simptomat më të shpeshta të virusit që është paraqitur ditëve të fundit në Maqedoni....

Nëpër ordainacat mjekësore është shtuar dukshëm numri i pacitenteve të cilët ankohen me këto simptoma.
Mjekët për TVM-2 thonë se bëhet fjalë për virus normal i cili gjithmon paraqitet në këtë periudh të vitit, duke marr parasysh se gjatë stinës së vjeshtës ndodhin ndryshime të mëdha klimatike.
“Ka filluar gati 5 ditet e fundit të paraqitet ky virus nëpër ordinancat tona. Kjo është koha e sezonës së virusave. Dallimi i virusave dhe gripit është se temperatura te gripi paraqitet mbi 38 gradë ndërsa te virusat dhe ftohja është ndër 38 gradë celsius. Aty është dallimi andaj pacientet të mos bëjnë panik të vrapojnë mënjëherë te mjekët por ata të cilët kanë temperatura ndër 38 mund të marrin paracetamol dhe lëngje të ulin temperaturën, mirëpo nëse mbi 38 atëherë është domosdoshme pacienti të paraqitet tek mjeku për të konstatuar a është grip apo virus” – deklaroi mjekja, Sefjan Ferati – Belçishta.
Deri në këto momente në vend nuk është paraqitur asnjë lloj i gripit,egziston vetem virusi akutal thotë Belçishta. Sipas saj, ky virus është i lloji më të lehtë, andaj shërimi i pacienteve kalon me konsumim të më shumë lëngjeve dhe frutave, duke përjashtuar antibiotikët. Kujdes të veçantë duhet të kenë të moshuarit dhe fëmijët, sepse virusi shumë lehtë mund të bartet te kjo kategori e njerëzve.
“Temperature nuk kanë pasur fëmijët. Ka pasur djegje në sy. Morëm ilaqe në farmaci dhe pak i ka ndihmuar”
“Jo, deri më tani nuk më ka zënë asnjë virus. Mirë kam kaluar, ndoshta sepse kam kujdes me ushqimin. Shoh të konsumojë ushqim të ndryshëm dhe të mos e tepëroj me grininjen”
“Vjeshta është katastrofale, ka shumë viruse. Sepse ambienti jetësor është i dotur dhe moti i rëndë”
“Anetaret e mi të familjes e kishin këtë virus. Filloj nga vazja dhe mbesa ime dhe mëndej të gjithë u infektuam nga virusi. Kemi vrapuar nëpër doktora shumë ditë. Fëmijët janë avuluar dhe kemi konsumuar çajra dhe ilaçe”.
“Bashkëshorti im e kishte virusin abdominal, morën terapin e duhur dhe infozion” – u shprehën disa qytetarë të anketuar nga TVM2.
Për të parandaluar virusin e gripit mjekët rekomandojnë vaksinim në kohë për të gjithë ata të cilët janë me imunitet të dobët. (Rexhep Qamili, TVM2)
