Kushtet e rënda, përkeqësojnë shëndetin e fëmijëve

10.10.2015 19:46

Dhoma e vogël, myshku i shtresuar në cdo cep të dhomës, bëjnë që dy fëmijët e familjes Kurtishi nga fshati Haraçin, Sara dhe Xhihadi më shumë të qëndrojnë në spitale sesa në shtëpin e tyre...

Mjekët kanë konstatuar se përkeqësimi i shëndetit të tyre vjen si pasoj e ambientit me shumë lagëshisë dhe orendive të vjetruar në dhomën ku jetojne.

Prindërit thonë se në këtë gjendje jetojnë gati 8 vite por kanë arritur ta përballojnë ndërsa me ardhjen e fëmijëve në jetë ata janë të detyruar të ndërojnë vendbanimin apo të renovojnë dhomën ku jetojnë.

“E mora sot prej spitali kam paguar 7000 denarë, fyti i është enjtur dhe rruzat e gjakut i ka lartë, shumë është e vështir për një prind kur smund ti blesh ndërsa fëmija lyp” – tha Fazli Kurtishi.

“Shumë vështir e kam moj motër, po të mos e kisha vëshitrë nuk kisha dalur në televizor, ja që fati e dështi për këta fëmijë të rehatohen se për mua më shkoi një kohë” – deklaroi Nurtene Kurtishi.

Dhoma ku jetojnë po i ngulfat familjarët por thonë se deri më tani nuk kanë pasur mundësi për të ndërtuar një të re edhe pse tokën e kanë të siguruar.

“Vetëm me një dhomë jetoj, banjon e kemi bashk me kuzhinën, edhe kuzhinë e kemi edhe banjo, cfarë banjo me kova lahemi, as bojler asgjë nuk kemi në banjo” - deklaroi Nurtene Kurtishi.

Fazli Kurtishi është puntor krahu dhe mundohet të siguroj të holla për familjen por sic shprehet  ato pak para të  fituara  më shumë i shpenzon për mjekimin e fëmijëve. (Rina Turkeshi, TVM2)