Aviacioni turk rrëzon një aeroplan rus
Një avion ushtarak rus është rrëzuar në territorin turk pasi ishte futur në hapësirën ajrore të Turqisë…

Lajmi është raportuar nga CNN duke theksuar se avioni është rrëzuar nga trupat ushtarake turke.
Dëshmitarët që e panë rrëzimin e aavionit thonë se ai mori një goditje dhe pas shpërthimit ra në Hurajtan, në afërsi të Sirisë veriore.
Tre avionë të tjerë rusë ishin duke kaluar në hapësirën ajrore turke. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare avionët rusë sapo kishin nisur një sulm ndaj rebelëve në pjesën veriore të Sirisë.
Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë hapësirën ajrore turke dhe në të parën, Moska ka argumentuar këtë si një gabim njerëzor në koordinim. Por turqia dhe NATO kishin paralajmëruar Rusinë se shkelja e hapsirës ajrore turke nuk do të tolerohej.
