Avionë izraelit kryejnë sulme në Ripin e Gazës
11.10.2015 12:49
Avionë izraelit kanë kryer sulme në Ripin e Gazës, me çrast sipas burimeve izraelite janë goditur dy objekte me armë të Hamasit...

Ushtria ka thënë se sulmet kanë qenë përgjigje për dy raketa të hedhura nga Gaza në jug të Izraelit.
Burimet spitalore kanë bërë të ditur se një grua palestineze dhe vajza e saj janë vrarë nga sulmet. Ditëve të fundit ka pasur tensione të larta midis izraelitëve dhe palestinezëve, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.
Të shtunën, policia izraelite ka qëlluar për vdekje dy të rinj palestinezë në një përleshje pranë kufirit me Gazën.
