Në ora 18:00 ndeshja Armeni-Shqipëri

11.10.2015 14:17

Dhe për fund një informacion nga sporti. Kombëtarja shqiptare luan sonte në Armeni ndeshjen e fundit për eliminatoret e “Euro 2016”....

Ndeshja do të luhet në ora 18:00 në Jarevan, ndërsa fitorja e kuqezinjëve don të thot kualifikim direkt në evropjanin në Francë, në të kundërtën kualifikimi do të duhet të kalojë nëpër rrugën e vështirë të plejofit.

Njohësit e futbollit botërorë e kanë vlerësuar favorite kombëtaren shqiptare, por gjithsesi ngarkesë psikologjike për ta mbetet krahas kualifikimi, edhe disfata e para dy ditëve në Elbasan Arena ndaj Serbisë.