Kabul, talebanët sulmojnë forcat britanike

11.10.2015 14:28

Një autokolonë e ushtrisë britanike është sulmuar sot në qendër të Kabulit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar...

Sulmi, i cili ka ndodhur në një zonë të banuar, ka plagosur shtatë njerëz. Mësohet se në mesin e të plagosurve nuk ka britanikë, por banorë lokalë. Talibanët kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Ai ndodh në një periudhë të tensonuar, e cila pason luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve në qytetin Kunduz, i cili për kohë të shkurtër ka rënë nën kontrollin e militantëve.