Besimi: Pa marrëveshje politike mund ta humbim rekomandimin

11.10.2015 14:35

Nëse nuk respektohet marrëveshja politike e 2 qërshorit dhe nëse bëjmë punë gjysmake saj përket reformave prioritare, mund të ndodhë që të mos e fitojm rekomandimin...

Kështu është shprehur zëvendës kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi  në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij respektimi i marrëveshjes së Përzhinos është pasaport e Maqedonisë për raport I cili do të sjell rekomandim .

“Është e  rëndësishme që marrveshja e 2 qershorit të përmbushet plotësisht dhe në aspektin e përmbajtjes dhe në aspektin e afateve. Natyrisht në disa aktivitete afatet janë shkelur, por është obligim i partive politike për të respektuar atë që është rënë dakord. Pra që Maqedonia të ketë raport afirmativ për Republikën e Maqedonisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, duhet të respektohet  Marrëveshja e 2 qershorit  dhe të punojnë në zbatimin e të gjitha reformave urgjente. Këto pra janë  përgjegjësit që ka Maqedonia” – tha zv.kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

I pyetur se cili është problem më i madh që Maqedonia qëndron në derën e BE-së - çështja e pazgjidhur për emrin apo reformët e paplotësuara, Zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi shprehet se të dyja çështjet janë njësoj të rëndësishme.

“Të dyja çështjet janë njësoj të rëndësishme, si në aspektin e zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët, siç e përmendët dhe ju, çështjen e emrit, por në të njejtën kohë edhe procesi i reformave. Pra, as njëra as tjetra nuk mund të jenë justifikim për dështim, kështu që Maqedonia duhet të punojë paralelisht për këto çështje, në mënyrë që të përparojë në anëtarësimin e eurointegrimeve” - tha zv.kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

I pyetur se a ka gjasa që emërimi i prokurores speciale dhe ekipit të saj të kontribuoj për përmirësimin e gjendjes në gjyqësi që shpesh herë është nën mbikëqyrjen e të huajve, Besimi thotë se prokurori special doli nga situata aktuale, si një propozim i cili do të mund të jetë zgjidhje për tejkalimin e shumë situatave kritike.

Sipas tij ,tek rastet e montuara politike si ajo Monstra është mirë që prokurorja speciale t`i ketë parasysh interesat e qytetarëve dhe interesin e drejtësisë.

“Prokurori special doli nga situata aktuale, si një propozim i cili do të mund të jetë zgjidhje për tejkalimin e shumë situatave kritike që u paraqitën në Republikën e Maqedonisë në periudhën e fundit dhe gjithsesi ajo që tash është me rëndësi për Maqedoninë është që të tregohet kapacitet për ndërtimin e institucioneve të cilat me kredibilitet mundet që të udhëheqin procese në interesin e qytetarëve. Ajo gjë varet nga prokuroria speciale si një institucion i pavarur, megjithatë para së gjithash duhet që të shikohet interesi i qytetarëve dhe e vërteta në interesin e drejtësisë” – deklaroi  zv.kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Maqedonia duhet që të gjejë forca për të dal prej kësaj situate nëse dëshiron që të jetë anëtare e barabartë e BE-¬së para së gjithash për shkak të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht qytetarët të kanë standard më të lartë të jetës, të kanë një jetë më cilësore, ka thënë Besimi për Radio Evropa e Lire. (Sanije Kasami, TVM2)