Irani testoi një raketë me rreze të gjatë veprimi
11.10.2015 14:44
Irani me sukses ka testuar një raketë me rreze të gjatë veprimi të prodhimit vendor, e cila mund të kontrollohet derisa ta qëllojë cakun...

“Kjo është raketa e parë e Iranit, me rreze të gjatë, e cila mund të udhëhiqet dhe kontrollohet derisa të godasë cakun”, tha ministri iranian i Mbrojtjes.
Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e miratuar para disa ditëve kërkon nga Irani që të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që lidhet me raketa balistike, të afta për të bartur armë bërthamore.
"Ne nuk kërkojmë leje nga askush për përforcimin e mbrojtjes sonë dhe aftësive raketore", tha Minsitri Degan.
