Shqipëria gati kundër Armenisë
Shqipëria ka mundësinë e fundit të shkojë direkt në finalet e Euro 2016. Kuqezinjtë do të luajnë sot në orën 18:00 ndaj Armenisë për të siguruar kualifikimin brenda 90 minutave që do të përmbyllnin një ëndërr që nisi 53 vite më parë...

Danimarka që e la Shqipërinë jashtë fazës finale të Kampionatit Europian 1964 tani shpreson që ta ndalë Armenia.
Danezët janë vetëm 1 pikë para. Por goli në Elbasan i favorizon nëse kombetarja jonë barazon sot në Jerevan dhe e arrin me pikë të barabarta.
Ndaj Armenisë trajneri De Biasi ka kërkuar të luhet me qetësi dhe të harrojnë humbjen me Serbinë.
Ai tha ne konferencën për mediat se në Armeni do të festojnë kualifikimin dhe janë përgatitur për gjithçka për këtë takim.
Në këtë ndeshje Shqipëria luan si favorite, pasi Armenia nuk ka më asnjë objektiv.
Edhe trajneri armen, Sargis Hovsepjan tha në konferencën për shtyp se më shumë sesa rezultatin, ekipi i tij do të kërkojë futbollin e bukur.
Shqipëria e ka fituar 2 – 1 ndeshjen e parë të eliminatorëve në Elbasan Arena. Armenia gjendet e fundit në grup, me 2 pikë, pasi ka vetëm 2 barazime 5 humbje.
