Moti i keq në Shqipëri, një i vdekur në Vlorë
Moti i keq, me reshje të mëdha dhe stuhi të forta, ka shkatuar përmbytje të zonave të banuara në Vlorë dhe Fier të Shqipërisë. Në Vlorë, raportohet se një person ka humbur jetën...

Luan Qarri 50 vjeç i cili punonte roje në një ndërmarrje tregtare në zonën e Radhimës, teksa shkonte në punë erërat e forta dhe shirat e rrembyeshëm e kanë hedhur në kanal, duke i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Uji ka vërshuar në katet e para të banesave dhe njësive tregtare, ndërsa ka ndërprerje të energjisë në dsia zona të qytetit. Kritike është situata në lagjet "24 Maji", "Pavarësia" dhe "15 Tetori", teksa nga efektivët e policisë është bërë evakuimi nga banesat I tete familjeve me rreth 25 antarë, 3 prej të cilëve po marrin mjekim në spitalin rajonal të Vlorës.
Qarkullimi i mjeteve në këto lagje bëhet më vështërisi, ndërsa i këmbësoreve është thuajse pamundur. Më kritike situata paraqitet në fshatra, ndërsa renia e një masivi gurësh ka bllokuar në disa segmente aksin rrugor Radhimë-Orikum.
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, thot se situata është e rëndë por po punohet për zgjidhjen e problemit.
Autoritetet Rrugore të Shqipërisë kanë njoftuar se akset kryesore rrugore janë tërësisht në funksion dhe se nuk kanë bllokime. Si pasojë e shirave, rrëshqitje dheu janë raportuar edhe në Ersekë e Elbasan. (Naim Sinani, TVM2)
