Ankara, identifikohet një sulmues vetvrasës
Autoritetet turke identifikuan njërin prej dy sulmuesve vetvrasës, të cilët dje kanë kryer sulmin gjatë marshit paqesor në Ankara, me ç'rast jetën e kanë rreth 100 njerëz, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur...

Në bazë të analizave të pjesëve të trupit dhe shenjave të gishtave u konfirmua se sulmuesi ka qenë burrë i moshës 25 deri në 30 vjeç shkruajn mediat turke.
Në radius prej 1,5 kilometra nga vendi i shpërthimit është gjetur gisht, për të cilin supozohet se është i njërit prej sulmuesve.
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë gjetur edhe një trup, ku ka pasur koncetrim të madh të barutit, fakt që çon në atë se është e mundur të jetë trupi i njërit prej sulmuesve. Hetimet konfirmuan se sulmuesit kanë shfrytëzuar mjet shpërthyes TNT.
Ende askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin. Në Turqi është shpallur zi treditore.
Ndërkohë Partia prokurode Demokratike e Popujve, ka thënë se në dy shpërthimet në kryeqytetin turk dje e kanë marrë jetën e 128 personave.
