Vazhdojnë bisedimet për legjislacionin zgjedhor
Ndermjetsi Piter Vanhojt ende është në kërkim të zgjidhjes së vërtetet lidhur me votimin e diasporës...

Tre ditët e fundit ai ka realizuar takime të ndara me perfaqesuesit e kater partive politike në tentative për të arritur kompromis mes tyre. Si duket as njëra nga katër partit nuk lëshon pe nga qendrimet e tyre per të arritur marrveshje për votimin e diasporës.
VMRO-DPMNE insiston që të zgjedhen së paku 3 deputet nga diaspora, LSDM-ja kërkon konsesus dhe barazit të vlerës së votës, ndërsa BDI dhe PDSH bien dakord që në zgjedhjet e parakohshmemos të organizohet votimi jashtë vendit.
Pasi të arrin marrëveshje për kodin zgjedhor grupet e punës do të vazhdojn bisedimet për reformat e medias dhe gjyqësorit, ligji për materialet e përgjuara dhe informatorët dhe tema të tjera që lidhen me rekomandimet evropiane.
Deri tani është mbyllur çështja e financimit të fushatës zgjedhore. Do të mbetet kufizimi që personat fizik të mos mund të kontribuojnë me më shumë se 1 mijë euro, personat juridik 5 mijë euro.
Mediat gjithashtu, nuk do të mund të paraqiten si donatore në fushatë zgjedhore. Është arritur zgjidhje edhe për një pjesë të madhe të çështjes së prezantimit mediatik, që rregullohet me Kodin Zgjedhor.
Legjislacioni i ri zgjedhorë duheshte të sillet me 6 tetorë, por si pasojë e mospajtimeve mes partive politike ky afat është shkelur . (Sanije Kasami, TVM2)
