Vërshime në Shkup, Ohër, Gostivar, Kërçovë dhe Likovë

11.10.2015 17:34

Rreshjet e fundit kanë shkaktuar vërshime edhe në Shkup, në Gostivar, Ohër, Kërçovë, Likovë dhe vendvanime tjera...

Banorët e Ohrit sot në mëngjes nxirrnin ujin nga shtëpitë e tyre me pompa special, pasi në 24 orët e fundit kanë rënë 90 litra shi për meter katrorë.

“Ka rreshje rreth 40 centimetra ndërsa brenda rrsh 10 centimetra, në disa shtëpi” - tha një banorë.

“Kemi pasoja serioze nga moti në disa lokalitete të qytetit dhe nëpër fshatra. Këtu gjendemi në lagjen “Hekurudhë” ku janë përmbytur një numër i madh shtëpish, menjëherë nën rrugën për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pozitës së ulët të truallit dhe për shkak të kapacitetit të vogël të kanalizimit për tërheqjen e ujrave” – tha kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Për shkak të reshurave intenzive të shiut, rruga lokale në rajonin e Likovës, gjegjësisht segmenti rrugor i cili nga fshati Ropalcë shpi drejtë fshatit Nikushtak, është bllokuar tërësisht dhe është e pakalueshme njofton lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. (Sanije Kasami, TVM2)