LSDM, të zvoglohet numri i deputetëve

11.10.2015 17:56

Efikasiteti I punës së parlamentit mund të arrihet edhe me më pak deputet...

Kështu konstaton deputetja e LSDM-së Renata Deskoska e cila poashtu propozon që të inicohen ndryshime kushtetuese ku në vend të 123 deputetëve të tanishëm të kemi prej 90 deri në 100 depuetet.

Sipas saj kjo korniz kushtetuese për numrin e zvogluar të deputetëve përveç që do të rezultoj me kuvend më efikas do të sjell edhe më pak harxhime për qytetarët. 

“Përforcimi I rolit të Kuvendit nuk do të thotë se neve na nevoitet një kuvend glomaz. Përkundrazi mund të keni kuvend të fuqishëm me numër më të vogël të depuutetëve.  Njohurit krahasuese flasin se në Maqedoni , praktikisht ka kuvend më të madhë krahasuar me numrin e banorëve. Prandaj propozojm që të inicohen ndryshime kushtetuese, çka do të thotë zvogëlim I numrit të deputetëve, në vend të 123 deputetëve, korniza kushtetuese të jetë nga 90 deri më 100 deputet, me qëllim që të kemi kuvend më të vogël dhe më efikas, e cka do të thotë me këtë edhe më pak harxhime për qytetarët” – tha Renata Deskoska, deputete e LSDM-së.

E ardhmja e Maqedonisë duhet të ngrihet mbi themelet e një shoqërie të përbashkët, duke i dhënë fund ndarjeve, diskriminimit në të gjitha sferat dhe formimit të Qeverisë përgjegjëse para të gjithë qytetarëve. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski konsideron se pushteti e ka përçarë shoqërinë në Maqedoni, duke e keqpërdorur politikisht.

“Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja, në 9 vitet e fundit, e kanë ndarë Maqedoninë në të gjitha sferat e mundshme dhe Maqedonia sot funksionon në bazë të interesave të pushtet-mbajtësve... aty ku ka interes njëri ose partneri tjetër i koalicionit, për realizimin e qëllimeve të tyre, ndërkohë duke manipuluar të gjitha bashkësitë. Sot nëse shohim se kush janë njerëzit që qeverisin dhe gëzojnë të mira të ndryshme, do të vëreni se janë vetëm ata të cilët janë të afërt me cilëndo bashkësi në Maqedoni, pa marrë parasysh a janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë etj, nëse kanë përfaqësues në Qeveri kanë përfitime dhe nëse nuk e përkrahin, pasojnë probleme serioze” – deklaroi Oliver Spasovski, deputetë i LSDM-së.

Këto propozime dhe konkluzione deputetët e LSDM-së i thanë  në debatin qendror I organizuar në Shkup, po nga kjo parit. (Sanije Kasami, TVM2)