Shqipëria është kualifikuar në fazën finale të Euro 2016

11.10.2015 20:34

Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 0-3 në Erevan ekipin e Armenisë, duke u kualifikuar kështu për në Euro 2016...

Kuqezinjtë kanë shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë. Hovhannisyan shënoi autogol në minutën e nëntë të takimit, ndërsa në të 24-trën shënoi Berat Xhimsiti.

Shqipëria në vijim ka zhvilluar një ndeshje të mrekulllueshme. Si rrjedhojë e sulmeve të vazhdueshme dhe formës mjaft të mirë të futbollistëve, Shqipëria shënoi edhe golin e tretë. Armando Sadiku shënoi në minutën e 76-të të takimit, duke e siguruar kështu përfundimisht një biletë për në Francë.

Gëzimi për fitoren ka qenë i madh, sepse kualifikimi është historik. Shqipëria për herë të parë do të jetë në Europian. Kombëtarja Përfaqësuese e Shqipërisë do të jetë një nga 24 skuadrat që do të luajnë në Kampionatin Europian. Një gjë të tillë thuajse askush nuk e besonte në fillim të ndeshjeve, por se tashmëkualifikimi është realitet.

Ky sukses do t’i sjellë edhe 2 milionë euro shpërblim lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të përfitojë 12 milionë nga UEFA.