SHKUPI FESTON

Festë në sheshin Skendërbeu

11.10.2015 21:30

Ëndra e miljona shqiptarëve sonte u bë realitet, Kombëtarja shqiptare kualifikohet në kampionatin evropian Francë 2016...

Pas fitores së thellë ndaj Armenisë me rezultat 3-0, filloi festa në Tiranë, Prisshtinë, Shkup dhe qytetet tjera shqiptare. Atmosfera impozante ishte edhe në sheshin Skënderbe dhe në rrugët e Shkupit.

“Kjo është pamja  që po mbizotëron në Shkup, me mijëra tifozë po festojnë kualifikimin historik të kombëtares shqiptare, në kampionatin evropian Francë 2016”

Tifozët janë mëse të kënaqur  me këtë arrtije të madhe të ekipit shqiptare, të cilën e kanë pritur me vite 

“Unë sot jam njeriu më i lumtur në boitë, dhe gjithë shqiptarët janë më të lumturit dhe kanë pritur një fitore të jashtëzakonshme që ka ndodh sonte”

“Si po e shihni edhe vet, Shkupi është duke u “kall”, e kemi pritur këtë moment, shpresojmë që në evropian në Francë të shkojmë deri në finale

“Unë jam krenar që fitoj Shqipëria”

“Është një ditë historike, që do të jetë në kujtes të gjithve pasardhësve tanë, sigurisht që është një gëzim tepër i madh” – thanë disa nga tifozët e flaktë të kombëtares së Shqipërisë.

Tifozat, gjithashtu  shprehen tepër faleminderues për këto emocione gëzimi që ju kanë dhuruar lojtarët shqiptar, duke shpresuar në rezultate tjera pozitive edhe në kampionatin evropian. Pse jo? Shqipëria të jetë senzacion i vitit 2016 dhe të ngjitet në majen e futbollit ndërkombëtar. (Ersan Pajaziti, TVM2)