Në ndërprerje rruga lokale nga fshati Ropalcë drejt Nikushtakut

12.10.2015 10:04

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut rruga lokale nga fshati Ropalcë drejt fshatit Nikushtak është në ndërprerje, informoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

E mbyllur për qarkullim sot do të jetë edhe unaza rreth Shkupit për shkak të xhirimit të filmit francez të shtëpisë së produksionit "CHIC FILMS" dhe "MANUFAKTURA PRODUKCIJA".

Në rrugët e tjera të vendit qarkullimi po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. (mia.mk)