Duoja e pianistëve Skiavo - Markexhiani për mbyllje të "Interfest 2015"
Me koncert të duos së pianistëve Marko Skiavo dhe Serxho Markexhiani nga Italia, sonte, në Manastir përfundon edicioni i 24-të i Festivalit të muzikës klasike "Interfest"...

Milica Shperoviq Ribarski, drejtoreshë artistike e "Interfest"-it theksoi se Marko Skiavo dhe Serxho Markexhiani janë pianistë të njohur italianë të cilët kanë edituar disa CD, performojnë si solistë me orkestrat më të mëdha italiane dhe evropiane, ndërsa sonte në Manastir do të performojnë vepra nga Shuberti dhe vallet e njohura hungareze të Bramsit.
"Dëshiruam përfundim entuziast të festivalit dhe këtë e arritëm. Koncerti i sotëm, në sallën e pianove të Muzeut të Manastirit, do të jetë uverturë për atë se çka dëshirojmë të ndodhë deri në vitin e ardhshëm në edicionin e 25-të ose jubular - shekulli i katërt i 'Interfest'-it", deklaroi për MIA-n Shperoviq Ribarski.
Sivjet në "Interfest Manastir 2015" performuan artistë nga 11 shtete evropiane. Përveç në Manastir një koncert i disperzuar u mbajt në Galerinë kombëtare "Hamamin Daut Pashë" në Shkup, ku mbajtën koncert kuarteti "Fagotisimo" nga Ruman ia.
Festivali i muzikës klasike "Interfest" çdo vit mbahet në patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe me mbështetje të Këshillit të komunës së Manastirit. (mia.mk)
