Ministrat e BE-së sot sërish në takim për shkak të krizës së refugjatëve
Shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të BE-së do të takohen sot në Bruksel që edhe një herë të bisedojnë për krizën e refugjatëve, por edhe për situatën në Siri dhe Libi...

Në takim, sipas paralajmërimeve nga Brukseli, do të përpunohen konkluzionet të cilët më 8 tetor i sollën ministrat e punëve të brendshme dhe të drejtësisë në Luksemburg për politikën e përbashkët për zgjidhje të krizës së migrantëve, që përfshin edhe përforcim të kontrollit të kufijve të jashtëm evropianë dhe internim më efikas të personave të cilëve u është refuzuar azili.
Në takimin e sotëm do të shqyrtohen edhe rezultatet nga takimi i nivelit të lartë politik me kolegët nga Ballkani Perëndimor, gjithashtu i mbajtur më 8 tetor në Luksemburg, kur u miratua deklaratë e përbashkët për përforcim të bashkëpunimit rajonal, me qëllim që në koordinim me BE-në të përforcohen kapacitetet për pranim dhe regjistrim të migrantëve të cilët përmes Ballkanit Perëndimor përpiqen të hyjnë në BE.
