Dy meshkuj i kanë realizuar sulmet vetëvrasëse në Ankara

12.10.2015 10:28

Sulmet me bombë në Ankara, në të cilat sipas informatave të fundit nga autoritetet turke jetën e humbën 97 persona, i kanë realizuar dy burra, njoftoi zyra e kryeministrit turk Ahmet Davutogllu...

"Po punohet në identifikimin e trupave të dy meshkujve, terroristë, të cilët të shtunën realizuan sulme vetëvrasëse me bombë", thuhet në kumtesën nga zyra e Davutogllut.

Në kumtesë shtohet se në sulm, me numrin më të madh të viktimave në historinë e Turqisë moderne, jetën e kanë humbur 97 persona. Deri më tani janë identifikuar trupat e 92 viktimave.