Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" në Kumanovë
12.10.2015 10:53
Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" këtë të mërkurë do ta vizitojë Kumanovën ku do të prezantohen mundësitë që i ofron projekti...

Përfaqësues të Ministrisë së Financave do t'u shpjegojnë kumanovarëve se çfarë subvencione ofron projekti, cilat kushte duhet të përmbushen që të aplikohet dhe se si të dorëzohet kërkesa për shfrytëzim të mjeteve financiare.
Në prezantim do të jenë të pranishëm edhe kompani të ndërtimit të cilat do ta prezantojnë ofertën lokale të banesave.
Prezantimi do të mbahet në Shtëpinë e kulturës në orën 17.
Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" çdo të mërkurë qëndron në qytetet nëpër Maqedoni me qëllim që ta afrojë projektin tek çdo qytetar i cili ka nevojë për të.
