Fitorja e Kombëtares, Shqipëria hyn në histori
11 Tetori i vitit 2015 do të hyjë në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur Kombëtarja Kuqezi me fitoren ndaj Armenisë kualifikohet në EURO 2016...

11 Tetori i vitit 2015 do të hyjë në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur Kombëtarja Kuqezi me fitoren ndaj Armenisë kualifikohet në EURO 2016, e që është hera e parë për përfaqësuesen tonë në një kampionat evropian.
De Biasi dhe zëvendësi i tij Tramezani, së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin tjetër teknik e kthyen në realitet ëndrrën shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve.
Fitorja 3-0 në ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve ka kurorëzuar me sukses 13 muaj punë, shpresa, dëshira, por njeherit e ka larguar për një moment mendjen e shqiptarëve nga hallet e përditshme.
ARTAN ZIBERI
