Obama akuzon Putinin për “lidership të dobët”
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është duke treguar lidership të dobët, duke e mbështetur qeverinë në Damask...

Obama ka thënë se “Zoti Putin është duke i dërguar trupat e tij, ushtrinë e tij, vetëm për të mbajtur mezi, aleatin e tij” presidentin, Bashar al Assad.
“Fakti që e ka bërë këtë nuk është ndonjë indikatorë i forcës”- ka thënë Obama për mediat amerikane.
“Zgjidhja e krizës atje duhet të bëhet vetëm kur partnerët kryesorë do ta pranojnë se atje duhet të ketë një qeveri të re transitore”- ka thënë Obama.
Deklaratat e Obamës janë bërë në kohën kur është raportuar se forcat qeveritare në Siri kanë shënuar progres, duke marrë nën kontroll disa territore me ndihmën e sulmeve ajrore të Rusisë.
