Botë
Lëshohen rreth 2.000 vërtetime për migrantët në 24 orët e fundit
12.10.2015 13:37
Në 24 orët e fundit janë lëshuar vërtetime për gjithsej 1.974shtetas të huaj, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit...

MPB-ja njoftoi se 1.278 prej prashtruesve janë të gjinisë mashkullore, 275 të gjinisë femërore, 355 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 66 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 891, të Afganistanit -772, Irakut - 131, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Deri tani janë lëshuar vërtetime gjithsej për 134.759 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 86.098 janë të gjinisë mashkullore, 17.981 janë të gjinisë femërore, si edhe 23.733 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, por edhe 4.947 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 95.304, pastaj të Afganistanit - 21.010, Irakut - 8.800, Pakistanit - 3.370, Palestinës - 1.311, Iranit - 1.210, Somalisë - 757, Bangladeshit - 759, Kongos - 426, Nigerisë - 233, Kamerunit - 204, Eritresë - 193, Etiopisë - 146, Sudanit - 123, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë parashtruar 68 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht, ku 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit./mia
