Maqedoni

Një banor 24-vjeçar i Prilepit ka humbur jetën në aksident

12.10.2015 14:54

Nikollçe Mirçeski, i lindur në vitin 1991 ng Prilepi e humbi jetën në aksidentin e trafikut që mëngjesin e sotëm ndodhi në rrugën Prilep - Krushevë...

Sipas zëdhënësese së SPB Manastir, Sanja Tamatova aksidenti ka ndodhur mëgjesin e sotëm rreth orës 6:20, kur automjeti "Reno megan" me targa të Prilepit, nga arsye deri më tani të panjohura, ka dalë nga rruga afër fshatit Vërbjan.
 
"Automjeti është gjetur në arat afër rrugës të mbushura me ujë. Djaloshi ka vdekur në vendin e ngjarjes", deklaroi Tamatova.
 
Policia dhe prokuroria themelore publike ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit. Është urdhëruar të kryhet autopsi që të konfirmohen arsyet për vdekjen.
 
Sipas zëvendës-prokurorit publik Damço Koçoski, në trupin e djaloshit nuk janë gjetur lëndime trupore, automobili ka qenë thuajse tërësisht në ujë./mia