Botë
Sulmohet shtëpia e kryetarit të Leposaviqit
12.10.2015 16:23
Është sulmuar shtëpia e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, por nuk ka të lënduar në njerëz...

Lajmi është konfirmuar për Radion “Evropa e Lirë” nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:10, në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.
Hoti ka thënë se një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së Dragan Jabllanoviq duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas Hotit, njësitë përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e incidentit.
