Maqedoni

Mbledhje e Këshillit Rajonal “Solidariteti”, reformat dhe bashkëpunimi i sindikatave të rajonit

12.10.2015 16:41

Reformat në sindikata dhe bashkëpunimi mes sindikatave të vendeve tjera të rajonit janë temat e bisedimit në mbledhjen e Këshillit Rajonal “Solidariteti”, që mbahet në Shkup...

Gjithashtu do të bisedohet edhe për ekonominë joformale dhe për shqyrtimin e mundësive për të përmirësuar gjendjen me papunësinë që kanë vendet e Ballkanit.
 
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, theksoi se Sindikata ka pasur një ndikim të madh në lidhje me zbutjen e papunësisë, por tha se duhet punuar akoma më shumë, pasi që përqindja e papunësisë është ende shumë e lartë.
 
“Sindikatat kanë pasur qasje aktive në pjesën e politikës me punësimet. E dimë se gjatë kësaj periudhe papunësia nga 38% me të hyra të ndryshme, sidomos me fokusimin e masave për papunësinë, është ulur në 27%. Kjo është ende një përqindje e lartë e papunësisë dhe për shkak të kësaj vazhdimisht duhet të përqendrohemi në sigurimin e masave për përmirësimin e mëtejshëm të kësaj gjendje”- deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.
 
Përfaqësuesit nga Sllovenia e shohin këtë mbledhje si një mundësi shumë të mirë për të detektuar problemet që kanë sindikatat. Ndërsa theksuan se edhe në Slloveni një ndër problemet është papunësia.
 
“Në Slloveni po ulet numri i personave të papunë, tani ka rreth 110 mijë persona të papunë dhe kjo është mirë, por prapë nuk jemi të kënaqur. Në Slloveni ka probleme me personat më të moshuar se 50 vjet të cilët e humbin punën, ndërsa në ato vite është shumë e vështirë të gjendet punë dhe për këtë shkak tani në Sllovani po përgatiten ndryshime të ligjit me të cilat do të stimulohen punëdhënësit të punësojnë këta persona”- tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Sllovenisë, Dushan Semerixh.
 
Kriza me emigrantët është një tjetër temë që i shqetëson sindikatat. Autoritetet thonë se kanë dërguar një letër deri tek komisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han, nga i cili kanë marrë përgjigje se do të jetë në mbështetje të sindikatave dhe të ekonomisë.
 
ERSAN PAJAZITI