Life Style
Ishte vetëm 50 vjeç
12.10.2015 17:25
Kali që besohet se ishte më i vjetri në botë ka ngordhur. Orchid, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në Remus Horse Sanctuary, në Essex...

Në janar të këtij viti kafsha festoi ditëlindjen e 50-të ku kishte marr shumë kartolina urimi.
Sue Burton, themelues i ndërtesës thotë se “Orchid ishte e bukur”.
“Ajo kaloi kohë të lumtura këtu, dhe dukej lehtë, sidomos me mikun e saj të ri Guinness, dhe kemi shumë kujtime dhe foto të bukura me të”, thotë Burton. Orchid u dërgua në Remus Horse Sanctuary në qershor të 2014, në gjendje të rëndë.
Rekordin e mëparshëm për kalin më të vjetër në botë e mbante një kal i quajtur Shayne, dhe që ngordhi në moshën 51 vjeç./Top Channel
