Teknologji

RoboHon, telefoni robot i Sharp

12.10.2015 17:28

Sharp sapo ka prezantuar RoboHon, një telefon robot, i dizenjuar nga Tomotaka Takahashi...

Ai është një robot vetëm 8 inç i gjatë, dhe me një ekran në pjesën e pasme të tij, një kamera dhe një projektor në fytyrën e tij.
 
Ai ecën, flet, kërcen dhe lidhet me LTE. RoboHon është i aftë të identifikojë personat nëpërmjet fytyrës apo zërit të tyre, dhe vepron duke u treguar atyre se kanë një mesazh të ri, apo të buzëqeshin para kameras.
 
Parimisht, roboti është mishërimi i idesë se telefoni është miku juaj më i mirë.
 
Sharp bën të ditur se do të nxjerrë në shitje RoboHon në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
 
Asnjë çmim nuk bëhet ende i ditur./Top Channel