Maqedoni
Sinoptikanët: Ulet intensiteti i reshjeve
12.10.2015 17:52
Deri ditën e mërkurë, në Maqedoni nuk priten reshje të dendura të shiut...

Për tre ditët e ardhshme sinoptikanët paralajmërojnë kohë të ndryshueshme, me diell, vranësira dhe erë të përkohshme në tërë territorin e vendit.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri më 10 gradë, ndërsa ato të ditës prej 15 deri më 23 gradë celsius.
Reshje të shiut, por me intensitet shumë të ulet priten prej ditës së enjte.
“Nesër dhe gjatë ditës së mërkurë nuk priten reshje të shiut në vend. Përkeqësim të motit, me reshje të shiut priten prej ditës së enjte e deri të shtunën. Këto reshje të shiut do të paraqiten në zonën perëndimore dhe jugore të vendit, por do të jenë me intensitet shumë më të ulët se sa reshjet e fundit”- deklaroi sinoptikania, Lena Jovanovska.
Sinoptikanët thonë se reshjet e shiut, të paralajmëruara në pjesën e dytë të javës, nuk do të shkaktojnë dëme të mëdha tek të mbjellat bujqësore.
Përndryshe, reshjet e shiut në këtë periudhë të vitit mund të shkaktojnë probleme serioze tek vjelja e varieteteve të vonshme të rrushit, vreshtat, frutat apo kulturat tjera bujqësore.
REXHEP QAMILI
