Maqedoni

Kombëtarja, mediat e huaja: Kualifikim historik i Shqipërisë

12.10.2015 17:56

Bileta e prerë për në Francë nga Përfaqësuesja shqiptare ka bërë jehonë edhe në shtypin e huaj...

UEFA uron për këtë kualifikim kuqezinjtë me një foto të ekipit kombëtar pas festës së golit ndaj Armenisë, duke thënë: “Të kualifikuar. Shihemi në Francë Federata Shqiptare e Futbollit. Urime Shqipëri”. 
 
Në Itali jehona e kualifikimit të Shqipërisë shoqërohet edhe me komplimentet për trajnerin, Gianni De Biasi.
 
“Gazzetta Dello Sport” shkruan: “Shqipëria, historike hera e parë”. Në brendësi shkruhet “Skuadra e De Biasit kalon në Armeni”, por mbi të gjitha bie në sy pasaporta shqiptare e De Biasit me citimin e tij: “Kur shprehesha se mund t’ia dilnim, disa më qeshnin”.
 
ARTAN ZIBERI