Kombëtarja Shqiptare, pritje madhështore për heronjtë shqiptarë
Pasi arriti kualifikimin historik për në "Euro 2016" me fitoren e së dielës 3-0 në Armeni, mesditën e kësaj të hëne Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit...

Me mijëra tifozë kuqezinj pushtuar sheshin e pritjes së aeroportit, ndërkohë që me mijëra tjerë ishin mbledhur në sheshin "Nënë Tereza" në pritje të heronjve kuqezi, të cilët realizuan një ëndërr të kahershme të shqiptarëve, pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbolli, siç është Evropiani i Francës.
Por, ai që i ka takuar i pari ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i ndjekur nga disa zyrtarë të tjerë.
Rama i pranoi më pas futbollistët në kryeministri, ku i falënderoi të gjithë, të prirë nga seleksionuesi, De Biasi, për suksesin historik.
ARTAN ZIBERI
