Botë
Jovanoviç: Serbia ta njohë menjëherë Kosovën
12.10.2015 19:07
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk do të ketë integrim në BE...

Jovanoviq, kohë më parë e ka ftuar elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi që ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.
“Në Serbi duhet të vazhdohet të largohen raportet e urrejtjes me Kosovën më shpejtë sesa që kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim i rajonit varet e ardhmja”- ka thënë kreu i liberalëve serbë.
“Kjo do të thotë që Serbia sa më shpejtë ta japë pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, që do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore ndërprerjen e krijimit të atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”- ka thënë Jovanoviç.
