Botë
Konflikti sirian, Putini mbron sulmet ajrore ruse ndaj xhihadistëve
12.10.2015 21:04
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbrojtur operacionet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se qëllimi është të “stabilizohet autoriteti legjitim” i presidentit Bashar al-Assad...

Rusia kërkon të krijojë kushte për një kompromis politik në Siri, tha Putin në një televizion shtetëror rus.
Shefja e Punëve të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, e quajti rolin e Rusisë si ‘lojë-ndryshues’. Ajo tha se roli i Rusisë ka elemente shqetësuese.
Ministrat e Bashkimit Europian po diskutojnë rreth çështjes së Sirisë për momentin.
Në takimin e Luksemburgut, ministrat e jashtëm theksuan se sulmet ajrore duhet të targetojnë vetëm Shtetin Islamik./Ora News
