Maqedoni
Xhirimi i filmit francez transferohet në Gradsko
13.10.2015 09:38
Ekipi i filmit francez A fond prej sot e vazhdon xhirimin në një lokalitet të ri në rrugën magjistrale A1, aksi rrugor nga moteli Maqedonia deri në Gradsko...

Për shkak të xhirimit të filmit, kjo pjesë e aksit rrugor do të mbyllet për qarkullim nga ora 5 e mëngjesin deri në ora 18 pasdite.
Trafiku do të zhvillohet përmes rrugës së vjetër, e cila është shënuar me sinjalizim përkatës.
Xhirimi është planifikuar të zhvillohet në ditët e punës.
Paraprakisht xhirimi është zhvilluar në unazën afër Shkupit./mia
