Maqedoni
Ditë e hapur e Qytetit të Shkupit në Bruksel
13.10.2015 10:12
Në kuadër të "Ditëve të hapura - Java evropiane e rajoneve dhe qyteteve" në Bruksel, Qyteti i Shkupit organizon ditë të hapur, e cila do të mbahet në Misionin e Republikës së Maqedonisë në Bruksel...

Në pjesën e hapur të Shkupit në Bruksel do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Misionit të Republikës së Maqedonisë në BE në Bruksel, Andrej Lepavcov.
Në kuadër të aktiviteteve të edicionit të sivjetmë të "Ditëve të hapura - Java evropiane e rajoneve dhe qyteteve", në hapësirat e Evrositis kryetari Trajanovski do ta nënshkruajë "Kartën e gjelbër digjitale".
Në këtë ngjarje tradicionale katërditore, e cila për herë të parë është organizuar në vitin 2003 nga Komiteti i rajoneve në kuadër të BE-së, qytetet dhe rajonet nga Evropa kanë mundësi të prezentohen para opinionit, ndërsa qëllimi është përmirësimi i bashkëpunimit në nivelin lokal dhe rajonal.
Në edicionin e sivjetmë të "Ditëve të hapura - Java evropiane e rajoneve dhe qyteteve" do të marrin pjesë rreth 6.000 përfaqësues të më shumë se 200 rajoneve dhe qyteteve nga Evropa, ndërsa në pjesën e punës do të mbahen mbi 140 debate dhe punëtori./mia
